Surprise Me!

Rindertimi i shkollave pas termetit te 26 Nentorit | Lajme - News

2020-07-11 0 Dailymotion

Ministri i rindërtimit, Arben Ahmetaj ka inspektuar punimet në shkollën 9-vjeçare në Ahmetaq të Vorës, e dëmtuar nga tërmeti i 26 Nëntorit. Ai thotë se rindërtimi ka rritur edhe kapacitetet e kësaj shkolle e cila do të akomodojë mbi 240 nxënës të zonës.

?Kanë avancuar punimet për ndërtimin e shkollës së re. Është një nga 140 shkollat që ne do ndërtojmë. Kjo do të jetë gati më 25 Nëntor?.

Ministri theksoi se projekti i ri është konceptuar edhe për nxënësit me aftësi të kufizuar.

?Këto shkolla do të jenë edhe për nxënësit me aftësi ndryshe për të lehtësuar jetën e tyre. Të gjitha shkollat që po ndërtohen kanë ashensor dhe rampat në hyrje e dalje për të lehtësuar jetën e këtyre nxënësve?.

Projekti me vlerë 145 milionë Lekë të reja i financuar nga qeveria shqiptare, parashikon ndërtimin e një objekti me 3 kate mbi tokë dhe një kat nëntokë, 8 klasa të përgjithshme për mësim dhe 3 laboratorë, si dhe ambientet e tjera ndihmëse.

Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Buy Now on CodeCanyon